Sara Hoxha festoi ditëlindjen! A ishte e pranishme në festë Arbana Osmani?
vovalbania
January 18, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Mbrëmjen e djeshme Sara Hoxha ka festuar ditëlindjen me një atmosferë private ku janë bashkuar miqtë dhe njerëzit më të afërt të saj.
Mirëpo njekësit dhe jo vetëm kanë qenë kurioz të dinë nëse Arbana Osmani ishte e pranishme, e kjo për shkak të aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi pasi Ledioni mori moderimin e BBV.
Dhe po, Arbana Osmani ka qenë mbrëmjen e djeshme e pranishme në festën e ditëlindjes së Sara Hoxhës, që bëri bashkë disa nga figurat kryesore të Top Channel, duke shuar kështu zërat për krisje të raporteve mes tyre.
Në një video në llogarinë e saj Arbana shfaqet së bashku me Xhemin duke u argëtuar në ditëlindjen e Sarës.