Çmenduri! Reperi i njohur heq dhëmbët dhe vendos protezë titani me vlerën marramendëse!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Çmenduri! Reperi i njohur heq dhëmbët dhe vendos protezë titani me vlerën marramendëse!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//cmenduri-reperi-i-njohur-heq-dhembet-dhe-vendos-proteze-titani-me-vleren-marramendese.jpg)
Sjellja e çuditshme e reperit kontrovers Kanye West vazhdon të befasojë publikun.
Pas paraqitjeve jo fort të hijshme në qytezat italiane përkrah të dashurës Bianka Censori, tanimë Kanye ka “tronditur” rrjetin me dhëmbët e tij prej titani, që kushtojnë rreth 850,000 dollarë.
Reperi 46-vjeçar ka treguar me krenari buzëqeshjen e tij luksoze dhe të frikshme për disa, në një postim në Instagram.
Ai madje e krahason veten me “Jaws”, personazhin ikonë që u shfaq në dy filmat “The Spy Who Loved Me” dhe “Moonraker” të James Bond.
Një burim i Daily Mail ka zbuluar se protezat e Kanye West janë edhe më të shtrenjta se diamantet, dhe janë dizajnuar nga vetë muzikanti.
Edhe pse është raportuar se Kanye i hoqi të gjithë dhëmbët, duke i zëvendësuar me mbushje metalike, dentisti Thomas Connelly që vendosi implantet deklaroi se ka ende një protezë të plotë dhe të shëndetshme nën veshjen e titanit.
Duke folur për gazetën britanike, Dr. Connelly e përshkroi bashkëpunimin e tij me reperin si të këndshëm, duke theksuar se “martesa” midis vizionit të dizajnit të Kanye dhe shkencës dentare rezultoi në “një pamje të re epike”.