“E ke personale me mua”/ Çfarë po ndodh në BBV? Pas Meri Shehut, Roza Lati përplaset ashpër edhe me Romeon
vovalbania
January 19, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Spektakli i “BBV3” ka vetëm 5 ditë që ka filluar, por mesa duket banorët që tani kanë filluar të krijojnë miqësitë dhe konfliktet e para.
Pas debatit të bujshëm që zhvilloi me Merin ditën e djeshme, sot Roza ka debatuar edhe me Romeon. Romeo duket se është acaruar pasi Roza e ka pyetur në lidhje me Donaldin.
Roza: Është lojë pse e merr personale?
Romeo: Me mua s’ke lojë me mua e ke personale. Jo vetëm ti, por të gjithë
Roza: E mirë ke ardhur në vendin e duhur, bravo!
Debati mes tyre vijon me tone të larta ku Roza nënkupton se ai është i favorizuar brenda në shtëpi.
Roza është një ndër banoret më aktive brenda shtëpisë dhe ndër më të komentuarat për konfliktet e saj me banorët e tjerë.