“Fli beb, mos më provoko…”, Ilnisa shtrihet për të fjetur në krahët e Meritonit!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Fli beb, mos më provoko…”, Ilnisa shtrihet për të fjetur në krahët e Meritonit!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Së fundmi Gazi dhe Roza kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe sipas mendimit të Gazit me aq detaje sa ka parë, çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. Mesa duket Gazi duket se e ka studiuar mirë situatën dhe ndoshta mudn të ketë të drejtë. Kjo pasi vetëm pak më parë ata të dy kanë marrë vëmendjen, pasi Ilnisa u shtri për të fjetur në krahët e Meritonit, i cili ishte gjithashtu shtrirë në divanët në oborr. E mund të themi se duket një moment shumë romantik.

Pas debatit që pati përsëri me Merin në oborr, Roza më pas debatoi ashpër edhe me Romeon, të cilin arriti ta nevrikoste. Kjo ndodhi pasi edhe banorët e tjerë e kanë vënë re pyetjet ngacmuese që Roza u bën banorëve, duke i prekur në pika mjaft delikate. Ama Romeo nuk e ka lejuar këtë duke u shprehur se Roza e ka personale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65778 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE