Gjysmëfinalja e Superkupës, Inter-Lazio/ Inzaghi dhe Sarri “hapin kartat”, shqiptarët në stol
Inter-Lazio është çifti i dytë gjysmëfinalist në SuperKupën e Italisë e cila zhvillohet në Riyadh, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Zikaltërit dhe të kaltërit kërkojnë një biletë për në finalen e së hënës aty ku do të përballen me Napolin.Trajnerët
Simone Inzaghi dhe Maurizio Sarri, publikuan edhe formacionet zyrtare teksa zikaltërit e nisin me formacionin e tyre më të mirë ku në sulm spikat dyshja Lautaro Martinez, Marcus Thuram. Nga ana tjetër, kryeqytetasit e nisin me rreshtimin 4-3-3, teksa në vijën e parë, Immobile sulmuesi kryesor, do të ketë edhe ndihmën e Felipe Anderson dhe Zaçagnit.
Sa i takon Kristjan Asllanit te Inter dhe Elseid Hysaj te Napoli, këtë sfidë e nisin nga stoli teksa mund të bëhen protagonistë përgjatë takimit./Supersport
Formacionet zyrtare: