Rastësi apo fat? Sara dhe Bardhi janë njohur jashtë BBV në një situatë të pazakontë: “Pse nuk më shkruajte kurrë…”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Rastësi apo fat? Sara dhe Bardhi janë njohur jashtë BBV në një situatë të pazakontë: “Pse nuk më shkruajte kurrë…”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//rastesi-apo-fat-sara-dhe-bardhi-jane-njohur-jashte-bbv-ne-nje-situate-te-pazakonte-pse-nuk-me-shkruajte-kurre.jpeg)
Duket se përveç debateve në “BBVA” kanë nisur edhe ngacmimet. Së fundmi në një bisedë normale, Bardhi ka treguar se si e kishte njohur Sara Gjordenin në aeroport rastësisht.
Teksa me të qeshura tregojnë situatën, Ilnisa shpesh herë i ngacmon me pyetje provokuese për të kuptuar nëse ata të dy kanë simpati.
Nga ana tjetër Bardhi i kërkon “llogari” Sarës se përse nuk i shkruajti kurrë që nga ai takim rastësor.
Pasi sipas tij nëse Sara do ti kishte shkruante mes tyre mund të niste një romancë. Ndërsa Sara i përgjigjet duke i thënë se mes tyre ka shumë diferencë në moshë dhe nuk do të funksiononte.
Pjesë nga Biseda:
Ilnisa: Po si qëlluat ju bashkë kishit vendet afër në avion?
Bardhi: Mua më kishte ikur avioni
Sara: Unë isha në Milano me familjen
Ilnisa: Po si filluat muhabetin me njëri-tjetrin?
Sara: Nga që folëm të dy shqip, Bardhi u afrua dhe më tha “më fal a të pyes për diçka”
Ilnisa: Po ti se paske harruar fare skenën pse e mban mend kaq mire?
Sara: E mbaj mend shumë mirë se sa erdha në Shqipëri sa hap televizorin pash Bardhin.
Bardhi: Po pse nuk më ke shkruar kurrë?
Sara: Po çfarë të thoja?
Bardhi: Jam unë ajo vajza që folëm në aeroport, dua të të njoh…
Sara: Po ti je 19 unë 27…
Ilnisa: E ke menduar ndonjëherë Bardhin?
Bardhi: Po nuk e shikon që nuk e merr gjumi!
Ilnisa: Unë parashikoj eros
Bardhi: Ne kemi një problem…moshën.