Reshje intensive shiu të shtunën, ministri i Mbrojtjes thirrje qytetarëve
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Reshje intensive shiu të shtunën, ministri i Mbrojtjes thirrje qytetarëve](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//reshje-intensive-shiu-te-shtunen-ministri-i-mbrojtjes-thirrje-qytetareve.jpg)
Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit, u shpreh sot, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Peleshi theksoi në një postim në rrjetet sociale se, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.
“Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje”, nënvizoi Peleshi teksa theksoi se strukturat janë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate.