Reshje shiu, rënie gurësh në disa segmente/ARRSH: Qarkullim pa probleme në akset kombëtare!
Reshjet intensive të shiut, sidomos në veri të vendit, pati rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës në segmentet Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj, Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Elbasan-Librazhd. Sipas ARRSH-së, grupet e punës të mirëmbajtjes me mjete kanë punuar pa ndërprerje për të siguruar qarkullim normal.
Lëvizja vijon pa probleme në të gjitha akset kombëtare.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si edhe me intervale kthjellimesh në orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore. Pas orëve të mesditës ka intervale kthjellimesh në juglindje të vendit.
Pas mesdite, reshjet do të përqendrohen në veri me intensitet të ulët deri në mesatar. Ato do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era relativisht intensive fiton shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
3/17
Re shi diell
Kukës
10/17
Re shi diell
Lezhë
10/16
Re shi diell
Dibër
8/12
Re shi diell
Durrës
11/17
Re shi diell
Tiranë
12/18
Re shi diell
Elbasan
8/16
Re shi ddiell
Berat
12/20
Re shi diell
Vlorë
13/20
Re shi diell
Korçë
7/15
Re diell
Gjirokastër
9/17
Re diell
Sarandë
10/16
Re shi diell