Shpërthen Mbappe: I meritoj paratë që marr, nuk ia kam vjedhur askujt…
E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet ende një mister i madh. PSG po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar.
Nga ana tjetër, Kylian Mbappe është hapur në reportazhin Envoye Special, i cili transmetohet mbrëmjen e kësaj të enjte në France 2, dhe në të cilin ai flet për gjithçka: dëshirën për të krijuar një familje, racizmin e së cilës ishte viktimë, zhgënjimin e tmerrshëm që jetoi gjatë finales së Kupës së Botës 2022 kundër Argjentinës, dëshirën për të garuar në Lojërat Olimpike 2024, marrëdhëniet me prindërit dhe të ardhurat e tij. Megjithatë, çështja e së ardhmes së tij, e cila është në qendër të vëmendjes, nuk trajtohet, megjithëse futbollisti pranon se PSG dëshiron të dijë sa më shpejt se çfarë do të bëjë, nëse do të rinovojë apo jo. Sa i përket të ardhurave vjetore, ai nuk e mohoi se fiton rreth 100 milionë euro në vit.
E vërteta është se nuk e di saktësisht, në moshën 12-vjeçare kam menduar gjithashtu se ka shumë para në futboll. Unë i meritoj paratë që fitoj. Nuk ia kam vjedhur askujt. Kështu funksionon bota.