Sondazhi i TAR/ Filmi “Oppenheimer” meritonte të rrëmbente 6 çmime në Golden Globes 2023?
Golden Globes u shënua nga triumfi i “Oppenheimer”, fituesi i madh i ceremonisë, por gjithashtu vlerësime të larta pati edhe për filmin francez “Anatomie d’une Chute”.
Filmi biografik i Christopher Nolan për babanë e bombës atomike mori pesë çmime dhe fitoi të gjitha kategoritë kryesore: filmi më i mirë dramatik, regjisori më i mirë, aktori më i mirë për Cillian Murphy, i cili luan Robert Oppenheimer dhe aktori më i mirë në rol joprotagonist për Robert Downey Jr.
Në lidhje me këtë situatë duke qenë se edhe festat e fundvitit kaluan, në faqen e WEB-it të Top Albania Radio është ngritur një sondazh me pyetjen: “Mendoni se filmi “Oppenheimer” meritonte të rrëmbente 6 çmime në Golden Globes 2023?” dhe rezultatet janë si më poshtë:
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK rrëzoi kërkesën e Sali Berishës, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Ish-kryeministri i cili është nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, nën hetim për akuzën e korrupsionit, kërkoi nga SPAK-u leje për të marrë pjesë në seancat plenare. Avokatët e tij argumentuan se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues, në kuadër të përmbushjes së detyrimit që Berisha ka si ligjvënës. Por SPAK-u, njofton se pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga mbrojtja, rrëzoi kërkesën e Berishës. “A duhet të marrë pjesë Sali Berisha në kuvend edhe pse SPAK ka refuzuar kërkesën për diçka të tillë?” Për të votuar kliko këtu!