TRAGJIKE/ 17-vjeçarja shqiptare gjendet e varur në Greqi, letra që kishte lënë pas
vovalbania
January 19, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë.
Ngjarja ka ndodhur në Rizari të Bashkisë Edessa, ku e mitura është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj, nga familjarët.
Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edesë dhe mjekët pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot.
Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës.
Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.
Për ngjarjen tragjike po kryen hetimet paraprake nga Policia. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal.