10 shenja jo dhe aq të zakonshme që tregojnë se partneri të tradhton
Tradhtia është pa diskutim një veprim që sjell shumë pasoja, por në shumë raste, zgjat disa kohë, derisa vërehet.
Disa shenja e tregojnë qartazi tradhtinë, ndërsa disa të tjera duan më shumë vigjilencë dhe intuitë. Cilat janë ato?
Partneri/ja ndryshon papritur shijet muzikore
Të akuzon ty për tradhti
Nëse është duhanpirës/e, ndryshon paketën e cigareve
Ndryshon orarin e gjumit
Është gjithnjë i/e çorientuar
Ka ndryshime të befta humori, të cilat nuk lidhen me zënkat mes jush
Të bën dhurata pa shkak, sepse ndihet në faj
Miqtë e tij/saj ndihen paksa nervozë kur ti je vërdallë
Nëse ti e pyet për diçka, e tepron me detajet, si për t’u shfajësuar
Kujdeset më shumë se kurrë për pamjen e jashtme dhe shpenzon më shumë para në parfume, apo veshje
Këto janë disa shenja, të cilat mund të tregojnë se ai/ajo të tradhton, por mos harro që gjithçka varet nga marrëdhënia e ndërtuar, si dhe karakteri i personit.