Franca ndalon përkohësisht peshkimin në Gjirin e Biscayt, synon të mbrojë delfinët!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca ndalon përkohësisht peshkimin në Gjirin e Biscayt, synon të mbrojë delfinët!

Franca ka ndaluar përkohësisht peshkimin në Gjirin e Biscay për të mbrojtur delfinët. Vendimi hyn në fuqi të hënën dhe zgjat deri më 20 shkurt, duke prekur pikat e peshkimit në brigjet e Atlantikut të vendit. Ekspertët vlerësojnë se rreth 9,000 delfinë vdesin në gji çdo vit pasi janë kapur aksidentalisht në pajisje peshkimi. Peshkatarët vendas thonë se ndalimi është absurd por qeveria ka premtuar kompensim.

Vitin e kaluar gjykata më e lartë administrative e vendit, Këshilli i Shtetit, urdhëroi masën pasi ambientalistët kërkuan mbrojtje më të mirë për gjitarët detarë. Ndalimi, që zgjat rreth një muaj, është i pari që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Peshkimi do të ndalet pothuajse tërësisht gjatë ndalimit që mbulon një zonë nga Finistere në Brittany deri në kufirin spanjoll. Disa në industri vlerësojnë se mund të humbasin miliona euro të ardhura, por qeveria franceze ka premtuar kompensim. Ministri Christophe Béchu tha se deri në 75% të humbjeve do të mbulohen dhe paguhen sa më shpejt të jetë e mundur.

Rikujtojmë, se më shumë se 100 delfinë janë gjetur të ngordhur në Amazonë për shkak të thatësirës historike dhe temperaturave të larta të ujit, të cilat në disa vende i kalonin 39 gradë Celsius. Delfinët e ngordhur janë parë në liqenin Tefe, sipas Institutit Mamirauá, një strukturë kërkimore e financuar nga ministria e shkencës e Brazilit. Instituti vuri në dukje se një numër kaq i lartë i vdekjeve është i pazakontë, duke vlerësuar se kjo është për shkak të temperaturave që zhvillohen në liqen, si dhe thatësirës historike që mundon Amazonën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE