Interi mposht Lazion, ja me kë do të përballet në finalen e Superkupës së Italisë…
Inter ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Lazios në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Italisë. Nerazzurrët e nisën vrullshëm këtë takim duke rrezikuar në disa raste portën e Ivan Provedel. Golin e avantazhit Interi e gjeti përmes Marcus Thuram (11’) i cili mori një top të mirë në zonë nga Federico Dimarco për të shënuar për 1-0. Nicolo Barella (36’) pati mundësinë të dyfishonte rezultatin, mirëpo gjuajtja e tij u ndal nga traversa.Me epërsi minimale të Interit përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi. Me të filluar pjesa e dytë Lautaro Martinez (48’) fitoi penallti pas një ndërhyrje nga Pedro. Nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Hakan Calhanoglu (50’) i cili shënoi për rezultatin 2-0. Goli i tretë dhe ai që përfundimisht i dha fund shpresave të Lazios u shënua nga Davide Frattesi (87’) i cili u asistua nga Henrikh Mkhitaryan dhe nuk gaboi përballë portierit për 3-0. Në finale Inter do të përballet me ekipin e Napolit, që dje e mposhti Fiorentinën po ashtu me rezultat 3-0.
Rikujtojmë se pak ditë më parë u publikua lajmi se Lautaro Martinez ka konfirmuar se zgjatja e kontratës së tij me Interin është në detaje’ e fundit dhe se ai është i lumtur që do të qëndrojë në këtë klub. Pasi zyrtarizoi rinovimet e kontratave të Darmianit, Mikhtarianit dhe Dimarkos, Interi është gati të zyrtarizojë edhe më të shumëpriturin, atë të kapitenit Lautaro Martinez, i cili pas dëmtimit menjëherë i mori zikaltrit mbi supe, duke i tërhequr zvarrë drejt fitores kundër Veronës.Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, kontaktet mes “demit” dhe klubit për zgjatjen e kontratës deri në 2028-ën vazhdojnë, me palët që kanë arritur një marrëveshje të përgjithshme për shifrat. Mbyllja përfundimtare mund të arrijë në fund të janarit, por nuk mund të përjashtohet që mund të shkojë përtej kësaj, sepse nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga ana e klubit, që pritet t’i ofrojë 7 milionë euro, plus bonuset 26-vjeçari.