Jeep pritet të prezantojë së shpejti modelin e parë elektrik!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jeep pritet të prezantojë së shpejti modelin e parë elektrik!

Jeep ka njoftuar se në vjeshtën e vitit 2024 ka planifikuar që të prezantojë modelin e parë elektrik në SHBA, Wagoneer S me 600 kuaj fuqi. Wagoneer S do të vijë me rrotat e markës 4xe të Jeep dhe do të jetë një model elektrik me bateri, i cili thuhet të arrijë 60 km/h për vetëm 3,5 sekonda.

Prodhuesi amerikan i makinave nuk ka dhënë më shumë detaje dhe specifika rreth modelit të ri, por dihet se fillimisht do të dalë në shitje në SHBA para se të prezantohet edhe në tregjet kryesore botërore. Duke u bazuar në pamjet e shpërndara nga Jeep, duket se Wagoneer do të jetë pothuajse identik me konceptin e Jeep të shfaqur në vitin 2022. Wagoneer S është i pari nga dy modelet elektrike të planifikuara për prezantim në vitin 2024.

Jeep njoftoi se modeli i tij i sapo dalë në treg Avenger, që është “Makina Evropiane e Vitit 2023”, pati mbi 40 mijë porosi. Kompania duket të jetë e kënaqur me rezultatin, veçanërisht pasi mbi 40% e porosive të Jeep Avenger janë të versioneve tërësisht elektrike. Sipas Dataforce, numri i regjistrimeve të Jeep Avenger deri në gusht arriti në 18,487, prej të cilave 31% ishin tërësisht elektrike. Avenger, i cili u prezantua vitin e kaluar në panairin e automjeteve në Paris, prodhohet në fabrikën e Stellantis në Poloni. Në fillimet e tij modeli elektrik me bateri filloi me rreth 41, 500 dollarë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE