Moti i keq shtyn ndeshjet Skënderbeu-Dinamo dhe Kastrioti-Bylis!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq shtyn ndeshjet Skënderbeu-Dinamo dhe Kastrioti-Bylis!

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën të ditur se ndeshja Skënderbeu-Dinamo e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe takimi Kastrioti-Bylis i Kategorisë së Parë, të programuar për t’u luajtur sot do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje.

Me shtyrjen e ndeshjes Skënderbeu-Dinamo, tashmë janë dy duele që mbyllin Javën e 20-të në Abbisnet Superiore. Eshtë fjala për sfidën Erzeni-Vllaznia, me shijakasit që kërkojnë fitoren pas barazimit në javën e kaluar, ndërsa shkodranët synojnë të përsërisin suksesin e arritur me Kukësin, si edhe Partizani-Laçi, në orën 17:00.

Ndërkaq, dje në mbrëmje Tirana shpërdoroi një epërsi prej dy golash, teksa sfida ndaj Teutës në “Niko Dovana” u mbyll në barazim 2-2, me të dyja skuadrat që detyrohen të kënaqen me nga një pikë, në një ndeshje të luftuar nga fillimi në fund.

Vendasit e nisën më mirë, por Tirana kaloi në epërsi në minutën e 24-rt kur Lushkja goditi saktësisht nga larg, duke mposhtur portierin Dema. Edhe pse 9 minuta më pas kryeqytetasit rrezikojnë sërish, por goditja e Haxhiut ndalet nga shtylla e majtë pingule e portës durrsake. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Tiranës.

Pjesa e dyta nis sërish më mirë për kryeqytetasit, pasi në minutën e 50-të, pas një sulmi nga e djathta me protagonist Haxhiun, topi përfundoi në këmbët e Abazajt, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë. Por, 40 minutat e mbetura do të flasin për Teutën që reagon dhe pasi Daci është ndalur nga ndërhyrja e Përgjonit në minutën e 61-të. Po kështu ndodh edhe 7 minuta më pas, me Llocin, i cili ndalet nga portieri mik, Abdullahu.

Por, trysnia e skuadrës vendase do të japë fryte në minutën e 80-të kur Lloci ka ngushtuar hendekun e golave me një finalizim të bukur nga e djathta e sulmit durrsak. Pa u mbushur ende dy minuta lojë,  sërish ishte 23-vjeçari i ardhur nga Belgjika që bëri heroin, duke shënuar dhe golin e tij të dytë e  vendosi barazpeshën në “Niko Dovana”.

10 minutat e mbetura të kohës së rregullt dhe ato 4 shtesë kanë qenë të ethshme, teksa Albi Doka ndëshkohet me karton të kuq duke e lënë Tiranën me një lojtar më pak në të 87-tën, ndërsa Lloci humb mundësinë për të kurorëzuar një përmbysje të pabesueshme. U mbyll në barazim 2-2 kjo përballje midis Teutës dhe Tiranës, një pikë që i lë durrsakët në fundin e renditjes, me 17 pikë, ndërsa kryeqytetasit ndodhen momentalisht në vendin e 3-të, me 30 pikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE