“S’dua të jap emra, por…”, Albi flet për lidhjen jashtë shtëpisë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“S’dua të jap emra, por…”, Albi flet për lidhjen jashtë shtëpisë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//sdua-te-jap-emra-por-albi-flet-per-lidhjen-jashte-shtepise.jpg)
Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Deri më tani janë aluduar disa banorë se mund të krijojnë lidhje brenda shtëpisë dhe flirtet dhe shenjat e parë tashmë janë vënë në dukje. Gjatë një diskutimi për lidhjet e mundshme brenda shtëpisë së Big Brother, Albi Nako foli për jetën e tij sentimentale. Megjithëse diskret, Albi tha se bashkëjeton prej katër vitesh me dikë.
Albi: S’dua të jap emra. Un kam katër vjet vëlla. Bashkëjetoj me dikë. Nga Shkodra është. Në tipologjinë time si Albi, edhe po të isha single… e njoh veten…
Visualizza questo post su Instagram
Un post condiviso da Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Një flirt mes Gabriele dhe Sarës ka ndodhur së fundi, të paktën kështu ka deklaruar Gabriele gjatë një bisede me Eglën, ku kjo e fundit ka qenë shumë dakord me këtë pëlqim.