Tradhtia shkaku i ndarjes mes Princ Lekës dhe Elias? Dalin detaje të reja
Pas më shumë se tre muajsh thashetheme, Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan vetë ndarjen e tyre. Gjithçka nisi të zbulohej kur Geraldina festoi ditëlindjen pa të dy prindërit, ashtu si ishim mësuar t’i shikonim në portretet e tyre familjare. Shpejt doli në pah dhe historia e re e dashurisë së Princ Lekës.
Një fotografe disa vite më e re në moshë, ia kishte marrë mendjen Princit, që tashmë e jeton këtë histori dashurie, pa u fshehur nga sytë e publikut. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të përflitet se në fakt, Blerta ishte shkaku i ndarjes së kësaj dysheje. Portalet shkruanin se tradhëtia solli divorcin mbretëror, teksa vetë Leka dhe Elia kishin zgjedhur të heshtnin. Mirëpo së fundmi, gjatë një interviste, ish-këshilltari për marrëdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, ka treguar se çfarë ndodhi realisht mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.
Ai tha që lidhja e Princit me fotografen nuk është shkaku i ndarjes së dyshes, pasi kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysMë më parë. Ndër të tjera, ish-këshilltari i përgenjështroi lajmet se afera e dashurisë së Princit me fotografen është shkaku i ndarjes së dyshes, pasi sipas tij, Princi ka kanë vetëm 1 muaj e gjysmë që shoqërohet me Blerta Celibashin.
“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zahari ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysmë që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysmë që mund të quhet e mbyllur. Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysmë që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës. Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka pasur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marrë fund”, tha ai.
Ishte Princ Leka i pari që përmes një reagimi zyrtar, ka njoftuar ndarjen nga Elia Zaharia, ndërsa bën me dije se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Princ Leka thekson se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.
“Përshëndetje miq dhe dashamirës, me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok, duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë! Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën. LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje”, shkruajti Princ Leka.
Pas Princ Lekës, një reagim erdhi edhe nga Elia Zaharia, e cila teksa konfirmoi ndarjen tha se ky nuk është një realitet që e lumturon. Ajo shkruan ndër të tjera se nuk do të donte kurrsesi që vajza e tyre, Geraldina, të rritej me prindër të ndarë, por thotë se ishte e vetmja rrugëzgjidhje.
“Miq dhe dashamirës, më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falënderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajë! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruajti aktorja.