A ishte “thumb direkt” për Arbana Osmanin kjo deklaratë e Ledion Liços gjatë prezantimit të BBV?
Prezantuesi i edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, është komentuar shumë që në natën e parë të këtij spektakli.
Kjo pasi ai erdhi si një risi për publikun pas dy edicioneve që kishte prezantuar moderatorja ikonike e këtij programi, Arbana Osmani.
E kur jemi te kjo e fundit, përkundër faktit që dyshja thonë se ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin, duke sikur pati një thumb direkt.
Kjo pasi në një moment gjatë spektaklit kur po bëheshin nominimet, Ledionit i rrëshqiti fleta e zarfit me emrat e banorëve më pak të votuar.
E pasi i ndodhi ky “incident” i vogël, ai i kërkoi falje publikut duke i thënë: “Ngaqë s’jam mësuar të mbaj kështu gjërash…”.
Kaq ka mjaftuar që fansat e BBVA ta shohin këtë si një thumb direkt ndaj Arbanës, për faktin se gjatë prezantimit të Big Brother, ajo gjithmonë ka mbajtur skaletë përpara saj.
Ndryshe nga Arbana, Ledioni e ka prezantuar që nga nata e parë këtë format pa asgjë në duar dhe ky detaj nuk ka shpëtuar pa u vënë te nga ndjekësit e programit.