Dita nis me vranësira, moti merr kthesën e papritur orët në vijim
vovalbania
January 21, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë prezente me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përqëndruar në lindje-juglindje të vendit deri pasditen e kësaj të diele.
Më pas parashikohet ndërprerje të reshjeve të shiut. Reshjet e dëborës do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit, ndërsa vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era shfaqet intensive / problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5ballë.