“I përmende gjyqin”/ Debat i ashpër për përjashtimin e Klodian Duros, banorët fajësojnë Roza Latin
Përjashtimi i Klodian Duros ka nxitur debate mes banorëve.
Meriton Mjekiqi vuri gishtin te Roza Lati, duke i thënë se qasja e saj “detyroi” ish-futbollistin të pohonte se ka dhunuar bashkëshorten.
Në debat u përfshi edhe Fation Kuqari, kur tha se moderatorja i ka përmendur gjyqin e zhvilluar ndaj tij, nën akuzën e dhunës në familje dhe përndjekje.
Nga ana tjetër, Roza u shpreh se nuk e kishte bërë një pyetje të tillë ende, por e kishte në plan, “pasi ai gjyq u përfshi edhe në klipin prezantues”.
Roza: Çfarë i bëra Klodit mo? Po çfarë rëndësie po i jepni?
Meritoni: Nuk duhet t’ia bëje atë pyetje, nuk duhet t’i drejtoheshe në atë mënyrë!
Roza: Me çfarë qasje mo lal, se po më çudisni.
Meritoni: Që ditën e parë i ngeli mendja?
Roza: Për çfarë i ngeli mendja, që i thashë si po të dukem me këtë veshje? Secili e merr si i djeg.
Meritoni: Roza…
Roza: Mbase ai tipi është pak i çuditshëm dhe e mori për keq, se ti nuk ma ke marrë për keq.
Meritoni: Jo, nuk ta marr asnjëherë për keq.
Roza: Kam qejf se je djalë me shije dhe do të të pyes ty dhe të gjithë të tjerët se si dukem unë me veshjen. Por unë, për çështjen e gjyqit nuk e kisha pyetur. Akoma nuk e kisha pyetur, do e bëja. E kisha gurin këtu, që do e ulja dhe do i thosha që të ka dalë te klipi i prezantimit gjyqi. Çfarë ishte ai muhabet?
Meritoni: Ia ke përmendur.
Roza: Çfarë je duke folur o zemra ime se po të them që nuk e kam pyetur në asnjë moment.
Ervini: Kjo bëri rrugën, se ai e kuptoi që kjo pyeste. Nuk bëhej ajo situata.
Roza: Nuk e kisha pyetur akoma. Mos e ka fjalën kur i thashë kam qejf ta bëjmë biçikletën bashkë se kam qejf të të njoh pak.
Ervini: Po, edhe kjo.
Roza: Pse mo, të kem frikë të kem Klodin afër ta pyes?
Fatjoni: Jo frikë, por ai e mori që do i bije te ajo gjë që ai nuk donte.