Monika e revoltuar me Egla Canon: “Më vjen keq për aktorët që sjellin këtë model”
vovalbania
January 21, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Egla Cano dhe Jul Deda kanë patur disa debate në shtëpinë e BBV që në nisje të saj, të cilat vazhdojnë deri më sot.
Debatet mes tyre kanë shkuar deri ne ofendime, siç ndodhi edhe orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mirëpo një tjetër artiste, aktore në profesion njësoj si dy banorët në fjalë së fundmi ka reaguar në rrjetin e saj social të Instagramit, ku ka dy fjalë për Eglën.
‘Më vjen keq për aktorët që sjellin këtë model. Egla sa ke ardhur vetëm e ke ofenduar Julin. Idiot, majmun, pijanec, brekët…Po tani pse je ofenduar këtë se kuptoj unë? Uaaa o zot o zot është lojë po se përballon dot dil .’ – u shpreh Monika Lubonja.