Trafik makinash, pezullohen për ‘shpërdorim detyre’ 4 policë!

vovalbania January 21, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Trafik makinash, pezullohen për ‘shpërdorim detyre’ 4 policë!

Katër policë janë pezulluar nga detyra, pasi lejuan kalimin në pikën kufitare në Kapshticë të disa makinave të vjedhura në Greqi.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë  vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për M.C., 32 vjeç, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Nga hetimet rezultoi se ai ka trafikuar në Shqipëri automjete që rezutojnë të vjedhura në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementët identifikuese për t’i pajisur më pas me dokumente false, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri.

AMP ekzekutoi gjithashtu vendimin e Gjykatës, për masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj tre inspektorëve M.M., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë; S.L., 56 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë: E.M., 35 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë dhe nënkomisarit M.A., 28 vjeç, me detyrë Specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

Sipas AMP, punonjësit e Policisë,  nuk kanë kryer verifikime mbi dokumentacionet e mjeteve, mungesat e prokurave apo autorizimet që duhet të dispononte shtetasi M.C. në momentin e futjes së këtyre mjeteve në territorin shqiptar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 automjetet me vlerë 130 000 euro.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndërsa hetimet vijojnë për përfshirje të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar 1 shtetas si dhe ka pezulluar nga puna 4 punnojës të policisë.

Shtetasi M.C., 32 vjeç, është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

AMP ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj 4 punonjësve të policisë:

– Inspektor M.M., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;

– Inspektor S.L., 56 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;

– Inspektor E.M., 35 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;

– Nënkomisar M.A., 28 vjeç, me detyrë Specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në lidhje me këtë procedim penal, ka rezultuar se shtetasi M.C. ka trafikuar në Shqipëri automjete që rezutojnë të vjedhura në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementët identifikuese për t’i pajisur më pas me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë. Po kështu është arritur të dokumentohet me prova e fakte ligjore se punonjësit e Policisë, në shpërdorim të detyrës dhe në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si edhe në shkelje të Procedurave Standarde të Punës, nuk kanë kryer verifikime mbi dokumentacionet e mjeteve, mungesat e prokurave apo autorizimet që duhet të dispononte shtetasi M.C. në momentin e futjes së këtyre mjeteve në territorin shqiptar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për përfshirje të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE