Banorët që janë përjashtuar nga ‘Big Brother’ dhe arsyet pse
Nisur nga Klodian Duro i cili u skualifikua nga gara e “Big Brother VIP Albania”, shkak një deklaratë e papranueshme e tij, në këtë artikull do të kujtojmë disa prej përjashtimeve më të bujshme në këtë reality show.
Ilda dhe Mardiola (Big Brother 1): Dy konkurrentet patën një sherr të dhunshëm me njëra-tjetrën, çka solli largimin e Mardiolas nga programi ndërsa Ilda u përjashtua nga produksioni.
Edison (Big Brother 4): Largimi i Edisonit erdhi pasi u kërcënua nga një tjetër banor i shtëpisë, Sokolit.
Kika (Big Brother 8): Tonet e ashpra të përdorura në shtëpi duke degraduar deri në dhunë fizike, sollën skualifikimin tij. Kika pati përplasje fizike me Albën dhe tentoi disa herë të bënte të njëjtën gjë me banorët e tjerë të shtëpisë.
Damiano & Armela (Big Brother 9): Eliminimi i Damianos erdhi pasi theu një nga rregullat e paracaktuara të “Big Brother”. Ai u kishte treguar miqve të tij se do të merrte pjesë ne këtë reality show, ndërsa ata kishin nisur fushatën për promovimin dhe mbështetjen e tij. Duke qenë se gara luhej në çifte në BB9, bashkë me të u përjashtua edhe vajza, Armela, që ishte çift me Damianon.
Kejvina (Big Brother VIP 2): Një debat mes Luizit dhe Kejvinës degradoi në dhunë fizike nga kjo e fundit. Për dhunën e përdorur, por edhe për mënyrën se si reagoi në ditët në vazhdim, produksioni vendosi që Kejvina të skualifikohet nga gara.
Ermiona Lekbello (Big Brother VIP 2): Ermiona ishte një banore shumë e dashur nga publiku por debatet e shumta në shtëpi dhe dhuna verbale e përdorur prej saj bëri që produksioni ta përjashtojë nga gara.
Eva Alikaj (Big Brother VIP 2): “Të çaj kafkën”- ishte kjo fraza e përdorur nga Eva ndaj Luiz Ejllit, çka solli skualifikimin e menjëhershëm të saj.
Klodian Duro (Big Brother VIP 3): Klodiani u përjashtua menjëherë nga produksioni pasi në gjendje të dehur në një diskutim me banorët e tjerë tha: “Rruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo?”.