Çfarë humbje do të ishte për Guardiolën, ylli i Manchester City drejt Arabisë Saudite…

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO/ U gjobit por kjo nuk e ndaloi Pep Guardiola-n të bënte shaka me policin!

Kevin De Bruyne është padyshim një ndër mesfushorët më të mirë në botë. Guardiola e ka cilësuar si lojtarin më të mirë që ka stërvitur ndonjëherë, pas Lionel Messit. Manchester City po kërkon të largojë interesimin saudit nga Kevin de Bruyne. “Mirror“ raporton se klubi anglez është gati të vazhdojë kontratën e mesfushorit belg.

Gjiganti anglez kryesisht dëshiron të ofrojë një zgjatje për një vit, që do të thotë se kontrata e re do të zgjatej deri në verën e vitit 2026. De Bruyne fiton 400,000 euro në javë në City – e cila, megjithatë, nuk është aspak afër asaj që thuhet se i ofrohet nga Arabia Saudite. Një propozim për kontratë saudite pritet të jetë pak më shumë se 1 milion euro në javë. Al-Hilal, Al Nassr, Al Ahli, Al-Ittihad dhe Al Qadsiah janë të gjithë të interesuar për 32-vjeçarin.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), publikoi 11-tëshen ideale për vitin 2023. Në këtë formacion dominonin lojtarët e Manchester Cityt (pesë të tillë), skuadër që fitoi tre tituj sezonin e shkuar ku mes Premier League dhe FA Cup, veçohet suksesi i parë në Champions League. Në portë u përzgjodh Ederson i Manchester Cityt, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Ruben Dias, Kim Min-Jae dhe Alphonso Davies. Në mesfushë, Bellingham, Rodri, De Bruyne dhe Lionel Messi. Argjentinasi është vendosur në formacion edhe pse jashtë pozicionit të tij me IFFHS që ka përfshirë kështu edhe fituesin e Topit të Artë në fuqi. Ndërkohë në sulm, treshja Mbappe, Haaland dhe Harry Kane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE