Deklarata e Klodian Duros në “BBV”/Arjola Shehu në TAR: “Ishte e fortë por…”!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arjola Shehu komenton deklaratën e Klodian Duros në “BBV”: “Ishte e fortë por…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja e njohur Arjola Shehu për të na folur më shumë rreth spektaklit më të diskutueshem të momentit, “BBV”. Si po i duken Arjolës banorët e këtij edicioni dhe a ka ajo një të preferuar?

Unë banorët i kam pasur në studio dhe i kam intervistuar. Miq nuk kam aty brenda, kam patur afër Jul Dedën, me Rozën kemi punuar bashkë, me Romeon një kontakt të ftohtë. Unë e shoh ftohtë lojën, nuk krijoj tifozeri, thjesht shoh se si organizojnë strategjitë e tyre. 

“Ruhuni nga unë, se kur kam rrahur gruan…”, ishte kjo deklarata e Kodian Duros që bëri Vëllain e Madh të marrë vendimin për skualifikimin e tij nga gara. Një deklaratë e tij pas spektaklit të së shtunës, që është cilësuar e papranueshme, cënon integritetin e shoqërisë dhe që bie ndesh me rregullat e programit. Si e komenton Arjola këtë vendim të produksionit?

Ka patur shpesh situata në “BB” dhe “BBV” që janë përshkallëzuar në dhunë verbale dhe fizike. Mendoj që deklarata e Klodit ishte e fortë. Ai pohoi se kishte bërë ironi dhe nuk e mendoj që do arrinte deri aty sa të ushtronte dhunë. Ai hyri për një mundësi të dytë. Shoh që këtë vit produksioni ka vendosur të jetë më i kujdesshëm me deklaratat e banorëve. Janë më vigjilent për çdo situatë, për të ruajtur dhe mesazhet që përcillen tek publiku. Mbaj mend që vitin e kaluar Kejvina pas dhunës që ushtroi ndaj Luizit ndejti edhe 3 ditë më shumë brenda shtëpisë. Ndërkaq, këtë vit produksioni ka marrë masa të menjëhershme sepse e ka parë që ky format ka një ndikim të jashtëzakonshëm te audienca.

Deri më tani, cilët banorë sheh më pranë finales Arjola?

Ilnisa, është shumë e fortë dhe agresive në lojën e saj. Ka një lloj mëndjemadhësie, nuk e mendoj sa bukur përceptohet kjo nga publiku. Më ka surprizuar sepse në prime nuk e zhvillon mendimin e saj. Finalistin tjetër mendoj Jul Dedën i cili e nisi me agresivitet lojën dhe tani është më i qetë. Romeon e shoh në finale por nëse vazhdon kështu nuk do e arrijë. Rozën nuk e shoh në finale por mendoj se do të vazhdoj gjatë në këtë lojë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE