Rei Manaj shënon dy gola sërish, sinjale të forta trajnerit kuq e zi…

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rei Manaj shënon dy gola sërish, sinjale të forta trajnerit kuq e zi…

Rei Manaj pas një periudhe me probleme dëmtimesh dhe aktivizime të pakta rikthehet të shënojë rregullisht tashmë. Sulmuesi kuq e zi ka arritur në kuotën e 10 golave deri tani, në kampionatin turk, ku po kalon një formë mjaft të mirë. Në ndeshjen ndaj Gaziantep Manaj ka realizuar dy gola të shpejtë. Sulmuesi shqiptar hapi serinë e golave e hapi në minutën e tetë duke realizuar nga penalltia për epërsinë e skuadrës së tij 1-0. Vetëm shtatë minuta më vonë, Manaj doli sërish në skenë dhe sërish realizoi nga penalltia kësaj radhe për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij në 2-0. Me këta dy gola Manaj shkon në kuotën e 10 golave në kampionat, derisa ka shënuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, sulmuesi ishte protagonisti kryesor i fitores 1-3 që Sivaspori arriti në transfertë përballë Kajserisporit. Në minutën e 90’, sulmuesi shqiptar ktheu në gol një penallti dhe 8 minuta më vonë, finalizoi një kundërsulm të nisur vetë nga ai. Ai vlerësua pas ndeshjes me notën 9.1 sipas aplikacionit të Sofascore. Me këto paraqitje ndoshta i ka dërguar dhe një mesazh trajnerit kuq e zi, Sylvinho. Manaj që ishte një lojtar kyç në zgjedhjet e ish trajnerit Edoardo Reja, nuk është thirrur për momentin asnjëherë nga trajneri Sylvinho.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE