Vetëvritet ushtarja dhe influencerja amerikane duke lënë pas vajzën e saj 12-vjeçare!
Fatkeqësisht një ushtare e ushtrisë amerikane ka vrarë veten, duke tronditur familjen dhe miqtë e saj. Rreshterja Michelle Young, 34-vjeçe, kreu vetevrasje, duke lënë pas vajzën e saj 12-vjeçare. “Michelle ishte një shpirt i bukur, një shoqe e mahnitshme, një nënë beqare e mrekullueshme. Ne kurrë nuk do të mbushim boshllëqet në zemrat tona dhe do të mbetemi gjithmonë me një arsye pa përgjigje.”-shkroi shoqja e saj Sarah Maine në rrjetet sociale.
Young iu bashkua ushtrisë në moshën 18-vjeçare dhe kishte shërbyer për 16 vjet. Gjatë asaj kohe ajo përfundoi dy misione në Afganistan. Pak ditë para se të dilte lajmi për vdekjen e saj, Young kishte postuar në Instagram për ditëlindjen e vajzës së saj Gracie.
Nënë e bijë ishin të pandashme, thonë miqtë e familjes dhe askush nuk mund të japë një shpjegim logjik për atë që e shtyu t’i jepte fund jetës. Young kishte më shumë se 100 mijë ndjekës në Instagram, ku modelonte gjithashtu edhe për një kompani veshjesh sportive.