Gjobiten automjetet e pajisura me fenelina policie të paautorizuara!
Ndalohen automjetet e kapura duke udhëtuar me fenelina si ato të Policisë, të paautorizuara, duke shkaktuar konfuzion te përdoruesit e tjerë të rrugës. Policia u bëri apel qytetarëve të mos i përdorin, pasi do të gjobiten sipas ligjit.
Policia përcolli pamje filmike që dëshmojnë shkelje të rënda të nenit 175, pika 4, të Kodit Rrugor. Janë mjete që përdorin në mënyrë të paligjshme fenelina dhe sisteme shtesë, pa autorizimin e duhur.
Kjo sjellje jo vetëm që është jashtë ligjit, por rrezikon sigurinë rrugore dhe krijon konfuzione për drejtuesit e mjeteve të tjera. Nëse kemi më shumë qytetarë të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm, rrugët tona do të jenë më të sigurta për të gjithë. Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve! Kemi detyrë të jemi modele të mira dhe të ndihmojmë në krijimin e një mjedisi të sigurtë për të gjithë.