Limoni më i pazakontë që keni parë ndonjëherë…
Maxine Sharf nga Kalifornia, SHBA, shpesh ndan receta ushqimore me 1,9 milion ndjekësit e saj në rrjete sociale. Por, së fundmi ka mbetur e habitur nga pema e limonit e cila duket se ka rritur limonë me madhësi të pazakontë, gjë që i la ndjekësit e saj të shokuar. Videoja ku ajo shihet duke mbajtur limonin gjigant ka mbledhur më shumë se 1,1 milion shikime. Disa përdorues e cilësuan frutin si një “limon alien”, e disa të tjerë mbetën të mahnitur nga çfarë prodhon natyra.
THE INSIDE OMG 🤯🤯🤯 #uniquefruit #fruittok #exoticfruit #cookingtiktok #fruitlover
Ndërkaq, shumë njerëz i mbajnë limonët në frigoriferin e tyre për t’i mbajtur të freskëta, por në të vërtetë, frigoriferi është vendi më i mirë për t’i mbajtur. Konsumimi i ujit me limon, na ndihmon në balancimin e trupit, si dhe detoksifikimin e tij. Limoni na mbron edhe nga sëmundjet koronare të zemrës, si dhe mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.
Një gjë që duhet mbajtur mend është se shumë nga limonoidet gjenden në lëkurën e limonit dhe jo në pjesën e tulit dhe kanë 10 herë më shumë vitamina se lëngu. Nëse thjesht vendosni limon në ujin që konsumoni, atëherë po ndihmoni trupin tuaj, por mund të merrni edhe më shumë limonoidë. Fillimisht, limonët duhen larë, e më pas të priten në copa të vogla dhe nuk i duhet hequr lëkura. Më pas, mund t’i ruani në frigorifer.
Kjo do t’ju lejojë t’i mbani limonët më gjatë dhe t’i përdorni sa herë të dëshironi. Mund të hiqni herë pas here një limon dhe ta grini në rende duke e konsumuar në këtë mënyrë në ujë nëse nuk preferoni copat e mëdha të limonit. Kështu jo vetëm që do të merrni shijen dhe aromën e tij, por edhe shumë më tepër limonoidë. Nuk ka asnjë arsye që të mos ngrini limonët. Limoni, është shumë i rëndësishëm dhe duhet mbajtur në cdo frigorifer, në të gjitha familjet tuaja.