“Të zihesh për një palë brekë nga kuzhina deri në banjo…”/Zhaklina Gjolla komenton debatin mes Julit dhe Eglës brenda shtëpisë së “BBV”!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Zhaklina Gjolla për të na folur rreth edicionit të tretë të “BBV”. Si po i duket deri tani loja e banorëve Zhaklinës? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, për kë ka simpati deri më tani Zhaklina nga banorët e edicionit të tretë të “BBV”? Zbuloni duke klikuar në këtë link.
Si i ka parë Zhaklina debatet e vazhdueshme mes Julit dhe Eglës?
Egla bëri bujë me gjërat që vendoste te sytë dhe mendoj se këtë e ka pasur strategji për të rënë në sy. Kam dyshime mbi karakterin e saj në “BBV”, ndërsa për debatet me Julin është gjë që në “BBV” e kemi parë shpesh sidomos në personazhe aktorë. Aty duan të hapin debate dhe banorët zgjedhin një element për të krijuar një lloj protagonizmi dhe shkojnë cep më cep dhe flasin vetëm për atë gjë që t’i kapin të gjitha kamerat. Nuk e kuptoj si nuk lodhen, nuk flasin për një film, një këngë, për pushimet e tyre, është e pamundur. Zihen për një palë breke nga kuzhina deri në banjo.(qesh)
A ka përpjekje nga banorët brenda shtëpisë për t’u bërë çift? Zhaklina komenton:
Deri tani është nevoja për pak kontakt fizik dhe nga ana tjëtër është përgatitje e terrenit për marrëdhënie të mira. Pasi përqafohesh shumë me dikë ai ose ajo e ka të vështirë të të kthehet kundër.