“Ka ardhur koha…”, banorët planifikojnë arratisjen nga kazerma!
Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë. Ende pa kaluar 24 orë banorët kanë nisur të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo.
Romeo: Duhet të arratisemi nga këtu duhet të bëjmë planin
Rike: Nga atje
Romeo: Ku atje moj, ca njeriu të dalim jashtë fare të marrim dhe çantën të ikim në shtëpi, shqyeje derën ik andej të të kapin rojet ahahaha,…hajde pra se ti ke super ide, ke ide më të bukura se mua…
E dënuar në kazermë me disa nga banorët e tjerë për shkak të thyerjes së disa rregullave, Meri ka marrë vëmendjen e kamerave në oborrin e kazermës. Ajo ka bërë parashikimin astrologjik të disa shenjave të zodiakut për herë të parë brenda shtëpisë së “BBV3”.