Modelja e lindur në Ukrainë shpallet më e bukura e vendit në Japoni, ‘shpërthejnë’ polemikat!
vovalbania
January 24, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Në Japoni kanë shpërthyer polemikat pasi një modele 26 vjeçare e lindur në Ukrainë u shpall fituese e konkursit të bukurisë. Carolina Shiino ishte transferuar në moshën 5-vjeçare në Japoni dhe u rrit në qytetin e Nagoya, teksa është vajza e parë e natyralizuar si japoneze që fiton këtë konkurs.
“Kishte shumë barriera raciste dhe ishte shumë sfiduese të pranoheshe si japoneze”,-u shpreh bukuroshja në momentin që u kurorëzua më e bukura. Shumë njerëz e panë fitoren e saj si një “shenjë të kohës”, të tjerë thonë se ajo nuk duket aspak si “Miss Japonia”. Fakti që Shiino nuk ka prejardhje japoneze ka mërzitur shumë ndjekës në rrjetet sociale.