Monika Lubonja komenton përballjen Juli-Egla: Ishte me të mbathura normale që nuk të linte vend për hamendësime…

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Monika Lubonja komenton përballjen Juli-Egla: Ishte me të mbathura normale që nuk të linte vend për hamendësime…

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, e ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte aktorja e njohur Monika Lubonja. Ndër të tjera, ish-banorja kujtoi eksperiencën e saj në “BBV1″.

Monika gjithashtu është shprehur për debatin Egla-Juli. Ata filluan që ditën e parë të ziheshin, pasi Juli donte të ndërrohej në dhomën e gjumit, por Egla ishte kundër diçkaje të tillë. Si e komenton Monika këtë përballje?!

Në një vend ku ti je artist, prapa kuintave jemi zhveshur… Këtu po bashkëjetojmë, ka një javë nuk po kalojmë të brendshmet e Julit. Këto janë batuta, problemi nuk është ky… Egla duhet të përmirësojë lojën, te heqë agresivitetin që ka. I shkrehti Jul nuk doli me të mbathura që… Ishte me të mbathura normale që nuk të linte vend për hamendësime. Ata janë artistë të dy. Duhet të gjejnë lojën me njëri-tjetrin, duhet të jenë aktiv. Juli i ka hapur rrugë asaj… Big Brother është një skenë, Eglës i kanë dhënë një rol, luaj rolin. Kur acarohet, e shoh pak problematike për vazhdimësinë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE