Pas ‘kunjës’ Fatma habit sërish me veprimin ndaj Alfios
Alfio Rrotani është banori i parë i këtij sezoni që lë shtëpinë e “Big Brother VIP” nëpërmjet votave të publikut.
Megjithatë edhe pse nuk ia doli dot, Alfio e përdori “kartën e tij të fundit” që mund ta mbante ende në lojë: Rrëfimi për ndarjen nga ish-gruaja e tij, Fatma Methasani.
Alfio tregoi teksa ishte ende në BBV se ndarjen nga Fatma e ka përjetuar shumë keq, duke sjellë edhe reagimin e kësaj të fundit, ose të paktën kështu u mor.
Ndërsa pak më parë, orë pas daljes nga BBV, Alfio ka postuar disa foto në Instagram ku shihet krah djalit të tij.
Mirëpo ajo që mori vëmendjen ishte një veprik i Fatmës, e cila e ka pëlqyer këtë postim të Alfios.
Nga një ‘kunjë’ në Instastory deri tek një pëlqim në postim, çfarë do të tregojë Fatma me këto veprime?