U arratis nga kazerma, Vesa përlotet e shqetësuar!
Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Më shumë se 24 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe nisën rrugëtimin e tyre më të ri.
Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë. Ende pa kaluar 24 orë banorët kanë nisur të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo. Këtë plan ata e kanë zbatuar dhe Vesa, e cila ndodhej në kazermë është arratisur me anë të banorëve të tjerë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të shtëpisë. Pas daljes, Vesa është shfaqur e përlotur dhe duket se diçka e shqetëson banoren. Edhe pse banorët e tjerë shprehen se nuk besojnë se do të dënohet vetëm ajo sepse ishte diçka në bashkëpunim, Vesa shprehet se nuk është dënimi arsyeja pse ajo është përlotur.
Prej mbrëmjes së parë në shtëpi janë aluduar disa çifte që mund të krijohen mes banorëve. Vetëm pak më parë banorët kanë biseduar përsëri dhe kanë aluduar një çift të ri. Për ta Fatjoni dhe Heidi mund të krijojnë një lidhje dashurie.