Atmosferë e nxehtë, vajzat e “BBV3” bëjnë twerk në prani të djemve!
Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ditën e sotme banorë kanë krijuar një atmosferë shumë të gëzueshme dhe gjallëruese brenda në shtëpi. Teksa kanë kërcyer nën ritmet e muzikës së vendosur nga Vëllai i Madh ndër personazhet që mori më shumë vëmendjen ka qenë Meri. Ama edhe vajzat e tjera nuk mbetën pas, pasi kanë performuar duke bërë ‘twerk’ në prani të të gjithëve në sallon.
Prej mbrëmjes së parë në shtëpi janë aluduar disa çifte që mund të krijohen mes banorëve. Vetëm pak më parë banorët kanë biseduar përsëri dhe kanë aluduar një çift të ri. Për ta Fatjoni dhe Heidi mund të krijojnë një lidhje dashurie.
E dënuar në kazermë ditën e djeeshme me disa nga banorët e tjerë për shkak të thyerjes së disa rregullave, Meri ka marrë vëmendjen e kamerave në oborrin e kazermës. Ajo ka bërë parashikimin astrologjik të disa shenjave të zodiakut për herë të parë brenda shtëpisë së “BBV3”.