Ja sa qetësues mund të pini në ditë!
Paracetamoli dhe ibuprofeni përdoren gjerësisht kundër temperaturës, artritit, dhimbjeve dhe migrenës. Paracetamoli shërben për të ulur frekuencën dhe ashpërsinë e sinjaleve të dhimbjes në tru. Ibuprofeni funksionon, duke nxitur prodhimin e disa hormoneve të caktuara që çlirohen në organizëm, si reagim i një lëndimi apo sëmundjeje. Ibuprofeni funksionon duke shënjestruar çdo gjurmë inflamacioni në të gjithë trupin.
Kur vjen puna te dhimbjet, paracetamoli është ndër më të rekomanduarit dhe më të sigurtët për shumë njerëz, me efekte anësore shumë të rralla. Sipas ekspertëve, njerëzit që janë mbi moshën 16-vjeç mund të marrin paracetamolin dhe ibuprofenin bashkë për të ulur temperaturën dhe dhimbjet. Mbi këtë grupmoshë, konsumimi i të dy barnave në të njëjtën kohë nuk është i dëmshëm për shëndetin. Një i rritur zakonisht mund të marrë një ose dy paracetamolë 500 mg çdo 4 deri në 6 orë.
Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 8 paracetamol. Nëse merrni më shumë paracetamolë, atëherë rrezikoheni nga probleme serioze me mëlçinë. Sa i përket ibuprofenit, njeriu mund të marrë 1 ose 2 pilula 200 mg çdo 4 deri në 6 orë. Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 6 ibuprofenë. Nëse merrni më shumë ibuprofenë, atëherë jeni më të rrezikuar nga ataku në zemër dhe ishemia. Të dyja barnat japin efekt brenda një ore. Ata mund të kombinohen për sa kohë nuk tejkalohen dozat e mësipërme.