Përlotet Roza në Big Brother, ja cila është arsyeja!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përlotet Roza në Big Brother, ja cila është arsyeja!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Ndërkohë, Roza Lati ka kujtuar mes lotësh ditëlindjen e Sashës, qenit të saj, që u nda nga jeta pak muaj më parë. Ajo ndezi një qiri dhe i uroi 9-vjetorin Sashës, që sikurse tha, u bë familja që i mungonte.

Çaça ime, ti sot ke ditëlindjen, do të bëje nëntë vjeç po ishe gjallë. Ti je me mua tërë kohën. Petinë e vogël e bëra tatuazh, të jesh e sigurt që tatuazh do të të bëj edhe ty. Nuk pata koha se hyra këtu. Çaça ime, faleminderit që më kë ndenjur afër, s’më ke lënë asnjë ditë vetëm, as për Krishtlindje, edhe kur iku mami e mërzitur me mua. Dhe kur doja të rrija vetëm dhe strukesha në shtrat, ti vije më rrije aty. Nuk ke ikur kurrë nga unë. Sa e bindur, sa e disiplinuar që je, sa e urtë, sa e komunikueshme. Fëmijë nuk bëra, por edhe ty si fëmijë të kisha. Të më falësh për të gjitha herët që të lashë vetëm se duhet të punoja. Kam refuzuar shumë gjëra për të mos të lënë edhe më vetëm. Refuzoja të dilja vetëm për ty dhe Petinë. Familja është gjëja që më ka munguar gjithë jetën, dhe ti ma dhe. Gëzuar ditëlindjen goca ime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE