Turqia dhe Irani pajtohen për shmangien e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqia dhe Irani pajtohen për shmangien e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se me homologun e tij iranian, Ebrahim Raidis, janë pajtuar për nevojën e shmangies së hapave që do të mund të kërcënonin edhe më shumë stabilitetin në Lindjen e Mesme. Takimi i Erdoganit dhe Raisit u zhvillua tri muaj pas nisjes së luftës midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë.

Turqia, që mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez, ka kritikuar ashpër Izraelin për ofensivën e tij në Gazë, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka mbështetur hapa ligjorë që Izraeli të ndiqet penalisht për gjenocid. Për dallim nga aleatët e tij perëndimorë dhe disa shtete arabe, Turqia, që është anëtare e NATO-s, nuk e konsideron Hamasin grup terrorist. Ky grup radikal palestinez kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, gjë që nxiti kundërpërgjigjen ushtarake të Izraelit në Gazë.

Duke folur në konferencën për media pas takimit me Raisin në Ankara, Erdogani tha se dy udhëheqësit kanë diskutuar për dhënien fund të sulmeve jonjerëzore të Izraelit në Gazë dhe për nevojën e ndërmarrjes së hapave drejt një paqeje të drejtë dhe afatgjatë në rajon. Ai, duke shtuar se dy shtetet po ashtu janë pajuar që të vazhdojnë bashkëpunimin ndaj kërcënimeve ndërkufitare të militantëve, tha:

Ne u pajtuam për rëndësinë e frenimit nga hapat që do të mund të kërcënonin edhe më shumë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Ajo çfarë po ndodh në Palestinë dhe Gazë është krim kundër njerëzimit… dhe SHBA-ja e Perëndimi po mbështesin këto krime. Ndërprerja e raporteve ekonomike dhe politike me këtë regjim sigurisht që do të kishte ndikim te regjimi Zionist [referencë për shtetin e Izraelit] që t’i japë fund këtyre krimeve.

Turqia dhe Irani kanë raporte të ndërlikuara dhe nuk pajtohen për shumë çështje, kryesisht për luftën civile në Siri. Atje, Ankaraja ka mbështetur rebelët që synojnë të largojnë nga pushteti presidentin Bashar al-Assad dhe ka kryer disa inkursione në veri të Sirisë kundër militantëve, ndërkaq Teherani mbështet Qeverinë siriane të Assadit. Turqia së fundi ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar raportet me Damaskun

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE