E quajti të pamoralshme, Erjola i kthehet keq Rozës: Shpresoj që ke ti moral…
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
Ndërkohë, Roza dhe Erjola janë përplasur me njëra-tjetrën. Kjo ndodhi gjatë një loje që po zhvillohej në shtëpi ku çdo banor duhet të vendoste epitete krahas fotove. E teksa Roza i ka vendosur fjalën “e pamoralshme” Erjolës, duke e justifikuar veprimin e saj me faktin se nuk e njeh mjaftueshëm, duket se kjo e fundit nuk e priti aspak mirë. Erjola u shpreh si më poshtë:
E zgjodhe atë fjalë sepse je vetë, po do të ma shohësh moralin ti mua. Shpresoj që ke moralin e duhur që ta shohësh.