Mediat angleze e bëjnë fakt të kryer, ky do të jetë sulmuesi i ri Chelsea…
Chelsea po përpiqet të rikthehet ekipi i dikurshëm që të gjithë tifozat duan por deri tani asgjë nuk ka ecur si duhet. Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe kjo dëshirë është tashmë publike. Blutë e kanë si prioritet transferimin e Victor Osimhen, por sulmuesi nigerian vështirë se do të largohet nga Napoli në këtë afat, ndëra për atë të verës ka sinjale pozitive. Kësisoj londinezët kanë ndërruar objektiv dhe tani kanë zhvendosur fokusin te bomberi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, raporton Football London.
Më parë ishte raportuar se Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për lojtarin, plus pesë milionë euro të tjera bonuse. Megjithatë Sporting ka refuzuar këtë ofertë, pasi nuk duan të largojnë yllin e tyre pa u paguar klauzola prej 100 milionë euro. 25-vjeçari suedez është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në vitin e tij të parë te Sporting Lisbona, pasi në 26 ndeshje zyrtare ka realizuar 22 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. Sportingu e bleu në verën e vitit 2023 suedezin nga Coventry City, duke shpenzuar 20 milionë euro për transferimin e tij.
Rikujtojmë se pak kohë më parë u publikua lajmi se Todd Boehly dhe pjesa tjetër e bordit të Chelseat janë të gatshëm të lejojnë largimin në formë huazimi të Armando Brojës, për aq kohë sa klubi që shpreh interesim për shërbimet e tij do të paguajë klauzolën e tij prej 35 milionë eurosh. Klubi londinez janë të gatshëm të ndihmojnë palët e interesuara për shërbimet e Brojës të cilat kanë probleme me ‘Fair-play financiar’ për ta bërë të mundur transferimin.