Ministria e Shëndetësisë udhëzon rivaksinim ndaj fruthit të të gjithë të lindurve pas vitit 2000!

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministria e Shëndetësisë udhëzon rivaksinim ndaj fruthit të të gjithë të lindurve pas vitit 2000!

Te gjithë personat e lindur përpara viteve 2000, që nuk e dokumentojnë rivaksinimit ndaj fruthit, duhet të vaksinohen.

Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Shëndetësisë, personat që kanë lindur në vitet 80-99 që nuk janë vaksinuar me dozën e dytë të fruthit duhet të vaksinohen.

Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar nëpër qendra shëndetësore me orientime për identifikimin e dhe izolimin e rastit me fruth por dhe për rritje të vaksinimit.

Numri i fëmijëve të infektuar me fruth ka arritur në 17.  Autoritetet shëndetësore janë të alarmuar dhe kërkojnë që Ministria e Arsimit të ndërhyjë, pasi në shkolla janë pranuar nxënës pa paraqitur certifikatën e vaksinimit, sikundër ka ndodhur në një shkollë në Durrës ku vetëm 60% e nxënësve e kishin paraqitur këtë dokument.

Ndërkohë që ligji për sëmundjet infektive përcakton se asnjë fëmijë i pa vaksinuar nuk mund të frekuentojë kopshte, çerdhe apo shkolla. Mos vaksinimi ndaj fruthit i rriskon fëmijët edhe nga rubeola, po kështu janë të rriskuar gratë shtatzëna nëse preken nga fruthi. Aktualisht fruthi është konfirmuar në Tiranë dhe Durrës, por kryeqyteti rriskon më shumë pasi është rritur numri i të pavksinuarve.

Ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje për të vaksinuar fëmijët pasi sëmundja shumë ngjitëse dhe deri vdekjeprurëse ka alarmuar edhe vende të tjera në Europë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE