Në lule të jetës, vdes 18-vjeçarja ish-Miss Universe Albania 2023
vovalbania
January 26, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Lorena Bërdufi 18 vjeç është ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Lajmin e hidhur për ikjen e saj e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale. E reja vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër.
Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.
Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023. “Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”,-deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.
Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në lule të jetës.