Pas pesë orësh gjyq, shtyhet seanca ndaj Vangjush Dakos!
Seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako do të vijojë më 2 shkurt në orën 9:00.
Pas pesë orësh gjyq, seanca u shty për tu shprehur gjykata për kërkesat procedurale. Ish-zyrtari i lartë Dako përmes avokatit kërkoi pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.
“Leja për pallatin ishte vendim kolegjial. Për tenderin e vijës bregdetare Dako tha ne seance se projekti është i verifikueshëm, dhe se akuzat e SPAK nuk qëndrojnë”-tha Dako sot në seancë.
Në këtë proces me dyer të mbyllura, pritej sot shpallja në kërkim, njoftimi i personave që do të duhet të gjykohen në mungesë. Bëhet fjalë për tre persona, aktualisht janë dorëzuar 11 shtetas të akuzuar, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, i cili vazhdon të jetë i arrestuar, edhe pse në statusin e të paraburgosurit.
Të vetmet masa janë dy, pushim i akuzës dhe nga ana tjetër edhe zbutja e masës nga arrest në burg në arrest shtëpiak, për një nga ndërtuesit. Në fillim të muajit janar u njoftua të mbahej një seancë paraprake, gjykimi do të vijojë në mungesë dhe do të shikohet nëse s’do të zhbllokohet në mungesë ky proces.
Vangjush Dako akuzohet se ka shpërdoruar detyrën si kryetar bashkie, ndërsa më herët ka thënë se nuk ka dijeni dhe ka zbatuar ligjin.