“Askujt s’i besohej se mes nesh do të niste diçka”, Eliona Pitarka flet si rrallë herë për partnerin

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Askujt s’i besohej se mes nesh do të niste diçka”, Eliona Pitarka flet si rrallë herë për partnerin

Aktorja Eliona Pitarka e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel si rrallë herë ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Desin me të cilin kanë dy vajza, Galën dhe Sansën.

Ka qenë motra e saj që i ka njohur, pasi punonin në të njëjtin vend.

“Kisha disa vite në televizion, ishte motra ime, partnerin e jetës e njoha falë saj, ata kanë punuar bashkë, edhe pse vajzë nga ekrani gjithmonë kam qenë ajo vajza që nuk krijuar asnjëherë shoqëri të ngushtë, gjithmonë me shoqërinë e motrës, ajo dilte me shoqet dhe shokët e tij, njihem dhe takohem me Desin, ka qenë shumë graduale dhe kështu askujt nuk i besohej se mes nesh do të niste diçka.

Kemi nisur si shokë, si miq, derisa nisëm të flisnim në rrjete sociale, nuk e kam kuptuar as si dhamë puthjen e parë. Nuk e dija që jetonim në të njëjtën lagje. Takimet e para ishin në lokalet e lagjes, motra ime ende nuk e dinte, doja të isha më e sigurt, ka qenë në  një lokal të lagjes sonë, është e çuditshme se si startoi ajo”, tha Eliona

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE