Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Sharon Stone foli më në fund rreth jetës së saj sentimentale dhe 2024 mund të jetë një vit i mirë për të. Aktorja fituese e Golden Globe tha për The Times of London në një intervistë të botuar të premten:

Do të isha absolutisht e entuziazmuar nëse do të kisha një lidhje… Thjesht kaloj shumë nga koha ime duke pikturuar, djali me siguri do të duhet të dalë nga punimet e drurit. Por kjo mund të ndodhë shumë mirë.

2. Aktori i humorit Jul Deda, është kthyer pas në kohë dhe ka treguar për banorët e tjerë të BBV3, se kur ka qenë i vogël, në shkollë i thoshin se do bëhej shitës domatesh, pas nuk ka asnjë lidhje me të atin. Kur ka qenë në gjimnaz ai është bërë një nga nxënësit më ekselent, ku ka marrë dhe disa medalje. Aktori i njohur tha:

Më thoshin gjithmonë në shkollë se ti do të bëhesh shitës domatesh, ti s’ke mend për këtë punë, ti si ke ngjarë babit. Në gjimnaz isha te grupi A dhe të gjithë ishin absolut, vetëm unë (bën me dorë poshtë), ata ishin me medalje ari dhe mua më thoshte kujdestarja ‘çfarë do këtu ti more vëlla’. Ata që ishin me medalje ari qëndruan dy vite pa shkuar në shkollë sepse nuk dinin se çfarë të zgjidhnin se në atë kohë, me medalje ari mund të zgjidhje çdo degë që doje dhe futeshe direkt, por ngaqë kishin shumë mundësi zgjidhje dhe ju iku viti, pastaj un direkt fup.

3. Një prej banoreve në Big Brother VIP 3 zgjodhi të rrëfente një prej periudhave më të këqija në jetën e saj. Këngëtarja Vesa gjatë një bisede me Gracianon i tha se i ishte nënshtruar katër operacioneve brenda një viti për shkak të një mase që i ishte krijuar. Ajo tha:

U zmadhu ajo që kisha dhe kam hyrë brenda një viti bë katër operime, pas tyre jam më mirë, jam marrë me palestër gjithë kohës, njeriu duhet të kalojë disa situata dhe duhet me e kuptu që jeta është e bukur, duhet me jetu çdo moment, duhet me pas njerëz të mirë përreth, me qenë pozitive, optimiste, jam shumë e prerë në muhabete sepse më ka bërë të mendohem shumë, kam pasur tre ditë jetë.

4. Filmi “The Iron Claw” me Zac Efron është filmi i preferuar i këngëtares Adele për vitin e kaluar. Efron ka bërë një postim në Instagram në të cilin shihet Adele duke treguar se filmi i saj i preferuar për vitin 2023 është ‘The Iron Claw’. Adele tha se:

Natyrisht që ka shumë filma të mrekullueshëm, por nëse nuk e keni parë, “Iron Claw” ishte filmi im i preferuar i vitit. Nuk e di nëse shumë prej jush e kanë parë. Është një familje shumë e famshme amerikane e mundjes. Maestro ishte i mrekullueshëm. Ata ishin të gjithë të mrekullueshëm. Më ka mahnitur Zac Efron në ‘The Iron Claw’ dhe në fund kam qarë për dy orë. Kështu që filmi im i preferuar i vitit është “Iron Claw”.

5. I ftuar në “Ndryshe” ka qenë gazetari i njohur Ronaldo Sharka. Së fundmi, ai është opinionist i “Big Brother VIP Fan Club”, por gjithashtu edhe moderator në “E Diell”. Ronaldo ka dhënë opinionin e tij për tema të ndryshme, duke cekur pozicionin e tij të ri në ekran, por edhe eksperiencën e BBV2. Përballë pyetjeve të Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe Visjan Ukcenaj, ja se si është përgjigjur ai. Do të ketë seks në BBV3?

Ronaldo: Nuk mendoj që ka ende çift deri tani. Këto që po e bëjnë mendoj që janë tentatika fiktive për të zgjatur edhe pak më shumë në lojë. Kam vënë re një gjë në fakt. Nuk e di sa i sinqertë është Meritoni, por kam vënë re se Ilnisa e ka shumë qejf Meritonin. Mënyra se si ajo reagon shpeshherë kundrejt vajzave të tjera në mënyrën se si ato lidhen me Meritonin, me mënyrën se si ajo duket që do ta marrë në patronazh që ta ketë vetëm të tijin, kam vënë re që ka një pëlqim. Por këtu nuk mund të përjashtojmë as Merin. Edhe ajo e ka shprehur disi. Kështu që çfarë nuk mund të ndodhë. 

Salsano: Mund të bëjë Meri seks thua brenda?

Ronaldo: Po, dhe mua do të më pëlqente shumë që Meri të bënte seks në Big Brother. Për mua si publik, është më interesante të shoh Merin, një personazh që ti nuk e pret dhe nga format që ka që të bëjë këtë gjë në Big Brother, sesa të shoh një vajzë seksi me forma, Rikja për shembull. Kështu që, unë dua relisht të shoh Merin që të bëjë seks në Big Brother.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65731 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE