“Godit”/ Albi e këshillon, Elvisi: Kokën hëngshin, nuk hyj unë nëpër skuta…
Gazetari i kronikës së zezë, Elvis Myrta është një nga banorët që sjell gjithmonë harmoni dhe batuta në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’. Strategjia e tij e lojës, deri më tani, nuk janë debatet të cilat ai shpesh i ka cilësuar pa vend, por diskutimet konstruktive dhe respekti që gjithsesi nga banorët duhet të ketë në veprimet dhe mënyrën si flasin me njëri-tjetrin.
E duket se këtë drejtim do të vazhdojë të mbajë deri sa të largohet nga gara, pasi siç është shprehur dhe më herët nuk e shikon të arsyeshme të shajë dhe ofendojë dikë në kuadër të lojës.
Edhe në një bisedë të bërë dje me Gracianon dhe Albin, në oborrin e shtëpisë, Elvisi është shprehur i vendosur se do të ndërhyjë në biseda kur ai mendon se duhet të japë opinionin e tij, por jo të debatojë vend e pa vend.