Lojtari i Barcelonës dhe i Kombëtares spanjolle humbet sezonin, do të mungojë edhe ndaj Shqipërisë në qershor…

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fitojnë katalanasit, do të kemi një përballje Real Madrid – Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës!

Përvec eleminimit nga Kupa e Mbretit, Barcelona i duhet të përballet me një tjetër lajm jo të mirë. Çerekfinalja e Kupës së Mbretit ndaj Atletik Bilbaos rezultoi të ishte e mallkuar për lojtarin e Barcelonës, Alehandro Balde. Anësori i krahut të majtë u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 23-të pas një tërheqje muskulore, teksa nga ekzaminimet e fundit, rezultoi të kishte dëmtuar tendinën, duke mbyllur kështu sezonin. Kësisoj, mbrojtësi i cili është pjesë e kombëtares spanjolle, ka mbyllur sezonin duke humbur edhe Europianin. Vlen të theksohet fakti se kombëtarja iberike bën pjesë në grupin e Shqipërisë së bashku me Italinë dhe Kroacinë. 20-vjeçari Balde pritet që në ditët në vijim t’i nënshtrohet një operacioni dhe koha e rikuperimit të jetë realativisht e gjatë.

Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk përjashtoi një largim të tij nga klubi katalunas në fund të sezonit 2023/24. Kupa e Mbretit ishte një nga objektivat kryesore të Barçës këtë sezon, por Blaugranët e kanë hedhur në erë këtë shans pasi u mundën nga Athletic Bilbao. Barça u mund në vazhdime me rezultat 4-2 nga një skuadër këmbëngulëse e Bilbaos, e cila thjesht refuzoi të dorëzohej. Blaugranët tani do të fokusohen në mbylljen e diferencës në La Liga, ku janë pas Gironas dhe Real Madridit me shtatë dhe tetë pikë respektivisht. Sa për Xavin, e ardhmja e tij mund të vendoset shpejt nëse Barça vazhdon të humbasë pikë gjatë sezonit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE