Protestat e fermerëve, qeveria franceze tërhiqet nga vendimi për tu hequr subvencionet e naftës!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestat e fermerëve, qeveria franceze tërhiqet nga vendimi për tu hequr subvencionet e naftës!

Qeveria franceze është tërhequr nga plani i saj për të ulur subvencionet e naftës për fermerët, pasi akset kryesore të vendit u mbushën me protestuës, traktorë dhe patate.

Gjithsesi duket se tërheqja nuk mjafton për fermerët e zemëruar që vazhdojnë protestën.

Pas dy javësh protesta që janë përhapur në të gjithë Francën, kryeministri Gabriel Attal njoftoi një sërë masash për të lehtësuar presionin financiar dhe administrativ mbi fermerët.

“Ne kemi vendosur të ndjekim lëvizjen tonë. Kryeministri nuk iu përgjigj të gjitha pyetjeve tona,” tha Arnaud Rousseau, kreu i FNSEA, sindikata më e madhe e fermerëve në Francë, për stacionin televiziv francez TF1.

Duke folur më herët në një fermë fshati malor pranë kufirit spanjoll, Attal tha: “Ne do ta vendosim bujqësinë mbi çdo gjë tjetër”.

Ai tha se plani për të shkuartuar ndihmën me naftë do të anulohet, do të thjeshtohet burokracia dhe do të paraqitet një apel në Bashkimin Europian për një heqje dorë nga rregullat në mbarë bllokun për tokën djerrë.

“Ne do ta ndalojmë këtë sistem të stilit Kafka,” tha Attal, 34 vjeç, kryeministri i ri i Francës, në përgjigje të krizës së parë të madhe të kryeministrisë së tij.

Attal njoftoi gjithashtu një sërë hapash të tjerë të krijuar për të shuar trazirat që kanë parë fermerët të spërkasin pleh organik mbi një ndërtesë publike dhe supermarkete, të hedhin balet e barit në autostrada dhe të zbrazin përmbajtjen e kamionëve që transportonin prodhime të freskëta nga vendet fqinje.

Vendet e bllokut po përballen me protesta të dhunshme nga fermerët të cilët ankohen për politikat që favorizojnë importin dhe kostot e larta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE